HomeAktualitetKryesore

Luzim Basha mik i ngushtë i vëllezërve 3,5 milion euro, Vladi: Dalin fotot si prova të pakundërshtueshme (Foto)

Luzim Basha mik i ngushtë i vëllezërve 3,5 milion euro, Vladi: Dalin fotot si prova të pakundërshtueshme (Foto)

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka publikuar prova, që implikojnë kreun e PD, Lulzim Basha, me sasinë rekord të 3.4 milionë eurove të bllokuara në Portin e Durrësit.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Balla nxori një foto nga foltorja e Kuvendit, ku Lulzim Basha shfaqej në krah të vëllait të njërit prej kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, që ishin porositësit e 3.4 mln eurove dhe që ndodhen në kërkim nga policia.

Në foton e mëposhtme të sjellë nga Report Tv, Basha është fotografuar në zyrën e tij në selinë e PD, ku shfaqet në krah të vëllait të Alfred Vladit.

“Ja ku je me vëllain e njërit prej dy personave që porositën eurot, Vladi, në zyrë. Vëllai i mikut të Lulzimit në zyrën e Lulizmit, kjo tani i takon drejtësisë. Këtë provë do t’ia dorëzoj sot drejtësisë. Ky derdimen që e keni bërë kryetar partie është i paaftë, por edhe pafat.”

WhatsApp Image 2018-06-28 at 13.39.28WhatsApp Image 2018-06-28 at 13.39.27