HomeDebat

Macron e quajti Albin Kurtin “besprerë”, ishte shumë më e rëndë se pezullimi i lëvizjes së lirë

Macron e quajti Albin Kurtin “besprerë”, ishte shumë më e rëndë se pezullimi i lëvizjes së lirë

Kreshnik Spahiu komentoi deklaratën e Emmanuel Macron në Shqipëri i cili kërcënoi se do të pezullojë vizat për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas tij ishte shumë e rëndë që ai e quajti Albin Kurtin besprerë. Presidenti francez u shpreh se as Kosova, as Serbia nuk po mbanin fjalën dhe kjo do t’i detyronte edhe ata mos ta mbanin fjalën e tyre.

“Mospartneriteti serioz i Albin Kurtit po i jep mundësi Vuçiçit të forcojë pozitat e veta politike brenda Beogradit dhe më gjerë te serbët në Ballkan, por edhe te kundërshtarët e perëndimit. Pra, sot Vuçiçi ishte në Pekin dhe ishte sot me kreun e Pekinit dhe të Moskës.

Nga ana tjetër ne duhet të kuptojmë një gjë, që Perëndimi nuk do të heqë dorë nga Serbia, sepse e ka të domosdoshme të përdorë të gjitha mjetet për ta shkëputur Serbinë, e cila gjeografikisht është në Europë, nga Rusia, dhe do përdorë të gjitha mjetet. Në taktikat e saj nuk duhet të ketë pengesë Prishtinën, të cilën e ka krijesën e vet,” – u shpreh Spahiu.