HomeAktualitetDebat

Macron sqaron dhe njëherë arsyet e “Jo”-së për Shqipërinë

Macron sqaron dhe njëherë arsyet e “Jo”-së për Shqipërinë

Presidenti Macron e ka bërë të qartë dhe njëherë se pse ai vendosi veton kundër negocoiatave si me Shqipërinë e si me Maqedoninë e Veriut.

Teza ka qenë po ajo; reformimi më parë i BE-së.

Por në rastin e Shqipërisë, a ka cekur azilkërkuesit, një tregues që sipas tij reflekton se jo gjithçka ecën mirë me qeverisjen e Tiranës.

“Patëm një disktutim të gjatë sa i përket zgjerimit të BE. Duhet të besoj për një Europë të përgjegjshme. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha.

Ne në fakt e pranojmë se është progres por i i gjithë progresi i duhur nuk është bërë ende. Ka probleme me emigrimin.

Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës.

Në fakt BE ka disa probleme të brendshme, dhe përpara se të nisë zgjerimi ka nevojë për reformim të brendshëm”, tha kreu i Elyssesë, i cili këto orë po përballet me kritika të ashpra nga kudo nëpër kancelaritë europiane.