HomeMetro

“Mami e pëlqeu shumë”! Ja kush është bashkëshorti i Rudina Hajdarit, me të cilin u dashurua kur ishte 16 vjeçe!

“Mami e pëlqeu shumë”! Ja kush është bashkëshorti i Rudina Hajdarit, me të cilin u dashurua kur ishte 16 vjeçe!

Rudina Hajdari prej vitesh është e martuar me një shtetas amerikan, por e ka mbajtur atë gjithmonë larg vëmendjes së publikut dhe medias.

Ai quhet Muçjo Demiraj dhe është një biznesmen në fushën e investimeve.

“Ka qenë moment shumë i bukur sepse me bashkëshortin jemi takuar në adoleshencë. Jemi takuar në plazh. Mami erdhi në Amerikë dhe unë i thoja të gjitha gjërat. Ua tha sa i bukur qenka. E pëlqeu shumë. Unë e dija çfarë kisha zgjedhur. Burri është shumë i qetë, i dashur dhe një baba i përkushtuar. Vajza ime është me shumë fat që ka një baba të tillë”, u shpreh deputetja.

Bashkëshorti i Rudina Hajdarit jeton në Amerikë edhe pas kthimit të Rudinës në Shqipëri.