HomeBota

“Mami nuk dua të vdes”! Thirrjet dëshpëruese të vajzës së vogël gjatë tërmetit në Turqi bëhen virale (Video)

“Mami nuk dua të vdes”! Thirrjet dëshpëruese të vajzës së vogël gjatë tërmetit në Turqi bëhen virale (Video)

Turqia dhe Greqia u tronditën të premten e 30 tetorit nga një tërmet tepër i fuqishëm. Lëkundjet e tmerrshme shkaktuan frikë e panik tek shumë njerëz, ku më të ndjeshëm janë padyshim fëmijët. Në një video të bërë virale në rrjet, shfaqet një vogëlushe e cila dëgjohet duke thënë: “Mami nuk dua të vdes”.

Vogëlushja shihet duke qarë e bërtitur në mënyrë dëshpëruese, ndërsa e ëma e cila po përpiqej ta qetësonte, filmon të gjithë momentin. Deri më tani mbi 60 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit tragjik, ndërsa më shumë se 900 të tjerë janë lënduar.