HomeAktualitetKronike

Manjani flet pas marrjes në pyetje për tenderat e MD-së: Nuk kam asnjë barrë të japë shpjegime publike

Manjani flet pas marrjes në pyetje për tenderat e MD-së: Nuk kam asnjë barrë të japë shpjegime publike

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur për “BW” pas dëshmisë së dhënë në Prokurori në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderët në këtë institucion në kohën kur ai ishte ministër.

Manjani deklaroi se vajtja në Prokurori e tij ishte në cilësinë e dëshmitarit. Ai tha se ka folur ku ka mbante një detyrë publike dhe se tani nuk ka përgjegjësi të japë shpjegime publike.

“Unë nuk mbaj tashmë asnjë detyrë publike e për pasojë nuk kam asnjë barrë të jap shpjegime publike për këtë gjë. Gjithçka kam pasur për të ndarë me publikun e kam bërë kur mbaja detyrën publike.

Sot jam qytetar i lirë dhe pa asnjë hezitim jap shpjegimet e mia në çdo institucion hetimor. Këtë gjë e bëj në diskrecion të plotë dhe në respekt të ligjit. Mosdhënia e shpjegimeve do ishte anomali jo e kundërta”, deklaroi Manjani.

Gjithsesi ai ka preferuar të mos flasë për dëshminë e tij dhënë para oficerit të policisë gjyqësore. “Vajtja ime atje nuk kishte asnjë status tjetër përveç se të dëshmitarit. Përmbajtja e dëshmisë është konfidenciale”, u shpreh Manjani.