KIABI Albania arrin 1 Milion Euro xhiro dhe ky është vetëm fillimi. Vetëm pak muaj pasi hyri në tregun shqiptar, KIABI Albania ka shënuar një arritje të rëndësishme: 1 milion euro xhiro, një rezultat i jashtëzakonshëm për një markë krejtësisht të re në vend, e cila aktualisht operon vetëm me një dyqan.
Ky sukses dëshmon potencialin e fortë që ka KIABI në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe konfirmon vendimin strategjik të Grupit BALFIN për të sjellë këtë brand të njohur francez në tregun tonë.
Intervistë me Redon Shollën, Drejtor Ekzekutiv i Western Balkans Fashion Group
Për të kuptuar më mirë çfarë qëndron pas këtij suksesi të shpejtë, biseduam me Redon Shollën, i cili drejton operacionet e KIABI në Shqipëri.
Çfarë përfaqëson për ju arritja e 1 milion eurove xhiro në këtë fazë?
Kjo arritje është vetëm fillimi. Ajo na tregon se jemi në drejtimin e duhur, por njëkohësisht na rikujton që pritshmëritë janë të larta. Tani hyjmë në një fazë të re, ku do të investojmë edhe më shumë në përvojën e klientit, zgjerimin e gamës dhe forcimin e pranisë sonë në treg. Fakti që këto rezultate u arritën për vetëm tre muaj, është një tregues i qartë i potencialit tonë dhe përkushtimit të ekipit.
Si ka qenë reagimi i konsumatorëve në muajt e parë?
Reagimi ka qenë jashtëzakonisht pozitiv. Klientët kanë vlerësuar marrëdhënien cilësi-çmim dhe gamën e gjerë të produkteve. Për këtë arsye, fokusi ynë është të përmirësohemi çdo ditë.
Çfarë e dallon KIABI nga markat e tjera në tregun lokal?
Forca kryesore e KIABI është raporti i shkëlqyer cilësi–çmim. Po ashtu, dizajni modern i koleksioneve tona e bën çdo veshje funksionale, por njëkohësisht trendi dhe tërheqëse për klientët.
Çfarë roli ka luajtur ekipi në këtë arritje?
Ekipi ka qenë vendimtar. Ata kanë siguruar furnizim të qëndrueshëm, operim të rregullt të dyqanit dhe komunikim efektiv të brandit, elementë që kanë ndikuar drejtpërdrejt në performancën e shkëlqyer të shitjeve.
Cilat janë pritshmëritë për fazën e ardhshme?
Synimi ynë është të zgjerojmë praninë e KIABI jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, duke sjellë konceptin tonë familjar përmes dyqaneve fizike dhe platformës online. Do të zgjerojmë gamën e produkteve, do të përmirësojmë eksperiencën e klientit dhe do të konsolidojmë besnikërinë e konsumatorëve, me qëllim që KIABI të jetë zgjedhja e parë për çdo anëtar të familjes. Rruga përpara ka sfidat e veta, por me përkushtimin e ekipit dhe besimin e klientëve, jam i bindur se do t’i arrijmë objektivat tona.
Performanca e fortë e KIABI në muajt e parë tregon qartësisht se tregu shqiptar është i gatshëm për koncepte ndërkombëtare të modës që kombinojnë aksesueshmërinë, cilësinë dhe dizajnin modern.
Dyqani i parë KIABI Kids, i hapur në Tirana East Gate (TEG) në gusht 2025, solli në treg një koncept që kishte munguar: modë bashkëkohore, të qëndrueshme dhe të përballueshme për fëmijët, mbështetur nga Mulliez Group, një prej familjeve më të suksesshme të retail-it në Evropë.
Hapja u prit menjëherë me interes nga familjet, falë reputacionit të fortë të brandit, çmimeve të arsyeshme dhe koleksioneve atraktive, elementë që vazhdojnë të nxisin rritjen e tij të shpejtë edhe sot.
Për BALFIN, kjo arritje forcon vizionin strategjik të zgjerimit të brand-eve ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor dhe tregon qartësisht se konceptet e reja kanë potencial të lartë kur mbështeten në ekspertizë të qëndrueshme dhe njohje të thellë të tregut.


