HomeAktualitet

“Marshallit” ish kryeministër në lëvizjen kundër Lulzim Bashës, i bashkohet edhe “kapterri” ish president: Për një PD të fortë e fituese!

“Marshallit” ish kryeministër në lëvizjen kundër Lulzim Bashës, i bashkohet edhe “kapterri” ish president: Për një PD të fortë e fituese!

Pas përjashtimit nga PD, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur lëvizjet kundër Lulzim Bashës, Mirëpo aksionit të Berishës, duket se ka vendosur t’i bashkohet edhe ish-presidenti Bujar Nishani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Nishani bën të ditur se pasditen e sotme do t’i bashkohet Berishës për një PD të bashkuar, të fortë dhe fituese.

Postimi i Nishanit:

Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 !

Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese !

Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist !