HomeKuriozitet

Masakër në Parajsë: U arratisën për t’i shpëtuar burgut, ranë pre e një vrasje pasioni (Foto)

Masakër në Parajsë:  U arratisën për t’i shpëtuar burgut, ranë pre e një vrasje pasioni (Foto)

Doktor Titus Bradledy 42-vjeç dhe Noemi Gergely 28-vjeç u arratisën një vit më parë për t’i shpëtuar burgut pasi vodhën lekët e stafit dhe taksat prej 4 vitesh.

Ata ikën drejt të ashtuquajturës parajsë mbi tokë Cape Verde, nga ku policia i gjeti të dy të vdekur në banjon e shtëpizës ku ata po qëndronin.

Të dy ishin vrarë me nga një plumb në kokë dhe dyshohet se pas një zënke partneri i 28-vjeçares vendosi që asnjëri nga të dy të mos jetonte.

çifti kishte vetëm 2 ditë që gjendeshin në atë shtëpizë, dhe menaxheri i resortit ku ata po qëndronin tha se deri atë ditë nuk kishte vënë re asgjë të çuditshme tek çifti i sapo ardhur.

“Atë ditë ata dolën xhiro si gjithmonë dhe u kthyen në 5 pasdite. Kur erdhën për të ngrënë në restorant, gruaja i tha njërit nga stafi jonë që partneri saj e kishte goditur”,- rrëfeu menaxheri.

“Dëgjuam të bërtitur dhe të shtëna që vinin nga dhoma e çiftit se dëgjoheshin deri këtu poshtë të bërtiturat e tyre, dhe kur shkuam për të kontrolluar i gjetëm të dy të vdekur në vend në banjo, dhe qeni i tyre pranë, por ai ishte gjallë”,-përfundoi menaxheri

Policia arriti disa minuta më vonë, por nuk mendojnë ta zgjerojnë hetimin se të gjitha provat flasin për krim në çift.  Përshtati Shqipëria Ime