HomeAktualitetKryesore

Mashtron Klodiana apo sistemi TIMS: Gazetarin e Bild e takova para 1 muaj e gjysëm…por TIMS thotë se ka 2 vjetë pa hyrë

Mashtron Klodiana apo sistemi TIMS: Gazetarin e Bild e takova para 1 muaj e gjysëm…por TIMS thotë se ka 2 vjetë pa hyrë

Përgjimet e reja nga Bild i ka komentuar edhe Klodjana Lala. Lala tha se e ka takuar gazetarin gjerman të Bild, Peter Tiede një muaj e gjysmë përpara.

Po kështu ajo u shpreh se Peter Tiede kishte kryer takime me prokuror e zyrtarë të tjerë të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

“Peter Tiede e kam takuar para Gjykatës së Krimeve të Rënda një muaj e gjysmë më përpara, ditën kur shqyrtoheshin ën gjykatë masat e sigurisë për protestuesit.

Kam qendruar me të pasi ai kishte përfunduar disa takime me zyrtarë të gjykatës apo Prokurorisë së Krimeve të Rënda”