HomeAktualitet

“Maskara, shpifës, karagjoz…”! Degjeneron debati mes Kokëdhimës dhe Currit

“Maskara, shpifës, karagjoz…”!  Degjeneron debati mes Kokëdhimës dhe Currit

Debati mes Koço Kokëdhimës dhe Arjan Currit, në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, ka vijuar me akuza dhe ofendime nga kreu i “Zgjidhjes” ndaj analistit Curri.

Curri i ka përmendur Kokëdhimës përfitimin e fondeve publike për shkak të miqësisë që kishte me kryeministri Edi Rama, gjë kjo që e ka acaruar shumë ish deputetin socialist.

Kokëdhima: Kë shantazhon ti mo, mua më shantazhon ti?

Curri: Unë spo shantazhoj njeri, po them të vërteta.

Kokëdhima: Je një maskara, je shpifës dhe karagjoz..!

Curri: Maskarallëk është të abuzosh me fonde publike.

Kokëdhima: Kompanitë e mia nuk kanë marrë asnjë tender nga Edi Rama…

Curri: Mos u mer me mua se unë jam mashtrues.

Më tej Kokëdhima iu drejtua Arjan Çanit duke thënë: Ç’është ky mashtrues që më ke vënë përballë?!