HomeAktualitetDebat

Mazhoranca nuk pyet për k.ërcënimet e Bashës dhe Metës, voton në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor

Mazhoranca nuk pyet për k.ërcënimet e Bashës dhe Metës, voton në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët kuvendi ka votuar sërish ndryshimet në kodin zgjedhor, që tashmë pritet të hyjnë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

Këshilltari i Presidentit, i cili flet në emër të Ilir Metës u shpreh se mazhoranca duhet të dëgjoj Komisionin e Venecias para se të votoj Kodin e ri Zgjedhor në parlament.

Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha, tregoi pak para votimit se opozita do merrte hapat e mëtejshëm, nëse mazhoranca miraton sot në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Basha tha se Rama është armik i shqiptarëve dhe i integrimit të Shqipërisë në BE.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

“Problemi është se në krye të Shqipërisë sot është një armik i shqiptarëve. Ai po sakrifikon të ardhmen evropiane të shqiptarëve.

Hapi i parë janë zgjedhjet e 25 prillit. Do bëjmë gjithçka për ta larguar një njeri që shkel mbi jetën e shqiptarëve, por edhe mbi të ardhmen tonë evropiane.

Është një armik i dëshmuar i integrimit të Shqipërisë. Kur po fusnim vendin në NATO, bënte demonstrata.

Kur ishim gati të merrnim statusin kandidat, bllokoi tre ligjet. Tani, nëse i shkon marrëzisë deri në fund, po bllokon konferencën e parë ndërkombëtare, për shkak të makthit që e ka kapluar.

E pret humbja më e thellë e ndëshkimi më shembullor. Do t’i fund pandëshkueshmërisë. Do të japë përgjegjësi për gjithçka ka kryer.

Nuk ka formulë që shpëton Edi Ramën nga ndëshkimi popullor. Akti i vetëm i përgjegjshëm do të kishte qenë të zhvillonte zgjedhje normale, por sido që të jetë hakun do ta marrë. Nuk ka për t’i ikur hakut të shqiptarëve”, theksoi kreu i PD.