HomeSport

“Mbajeni mend këtë emër”! Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës i bën reklamë Ernest Muçit

“Mbajeni mend këtë emër”! Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës i bën reklamë Ernest Muçit

Ernest Muçi po bën emër jo vetëm në Poloni, por edhe në Europë. Sulmuesi shqiptar po shënon rregullisht këtë sezon. Marrëdhënien me golin e ruajti edhe në Ligën e Konferencës, teksa i shënoi dy gola skuadrës së Premier Ligës, Aston Vilës.

Paraqitja e tij nuk kaloi pa u vënë re nga opinioni sportiv në Europë. Sot ka qenë vetë faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në “Twitter”, që i ka bërë reklamë ish-lojtarit të Tiranës.

“Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër”, ka shkruar faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në postimin e saj.

UEFA Europa Conference League

@europacnfleague Follow

Ernest Muçi. Remember the name ?

@LegiaWarszawa || #UECL