HomeLifestyle

Mbajtën romancën sekret për 4 muaj! Monica Bellucci dhe personazhi shumë i famshëm: Puthje pasionate në publik! U takuan 16 vite më parë, por… Ja si nisi lidhja e tyre

Mbajtën romancën sekret për 4 muaj! Monica Bellucci dhe personazhi shumë i famshëm: Puthje pasionate në publik! U takuan 16 vite më parë, por… Ja si nisi lidhja e tyre

Aktorja italiane Monica Bellucci dhe producenti i filmit Tim Burton janë fotografuar teksa shkëmbejnë një puthje pasionante.

Puthja e çiftit në publik vjen pasi u zbulua se ata ishin në lidhje që e mbajtën sekret prej katër muajsh.

Aktorja dhe 64 vjeçari po bënin një shëtitje romantike dhe më pas u puthën në buzë.

Ata u takuan për herë të parë 16 vjet më parë, por raportohet se nisën lidhjen pasi u takuan me njëri-tjetrin në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon në tetor.

58-vjeçarja, e cila ishte e ftuar nderi në festival, i dha Tim çmimin Lumiere.

Teksa iu dorëzua çmimi, Tim tha: “Gjatë gjithë jetës sime, nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë dashuri sa sonte. Mirësevini në funeralin më të mirë që kam pasur ndonjëherë!”

“Monica dhe Tim u takuan për pak minuta në shkallët e Palais des Festivals në Kanë në vitin 2006, por vetëm gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, prapa skenave të një festivali tjetër, ata u afruan më shumë”, raporton Paris Match.