HomeAktualitetDebat

Mbete i pakënaqur me lejen e ndërtimit, më the që do ta mbaj mend”! Erion Veliaj akuzon prokurorin Dado: Je në konflikt interesi ose largohu ose rreshtohu me këta ndërtuesit e akuzuar

Mbete i pakënaqur me lejen e ndërtimit, më the që do ta mbaj mend”! Erion Veliaj akuzon prokurorin Dado:  Je në konflikt interesi ose largohu ose rreshtohu me këta ndërtuesit e akuzuar

Po mbahet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe për 5 biznesmenët të cilët akuzohen si të përfshirë në abuzimet me fondet publike mes çiftit Veliaj-Xoxa.

Mësohet se gjatë seancë kryebashkiaku Veliaj ka pasur përplasje me një nga firmëtarët e kërkesës për arrestimin e tij, prokurorin Olsi Dado. Gjatë seancës Veliaj i ka thënë Dados se është në konflikt interesi pasi Veliaj i kishte dhënë leje ndërtimi. Veliaj i është drejtuar më tej Dados që ose të largohet nga kjo çështje ose të rreshtohet me ndërtuesit e tjerë.

“Ose largohu nga kjo çështje ose rreshtohu me ndërtuesit e tjerë këtu Mbete i pa kënaqur me lejen e ndërtimit, më the që do ta mbaj mend”,- është shprehur Veliaj.