HomeAktualitet

Mbetja e fundit e 97-ës , “Doktor Mortja 2”: Diktatori Rama po bie! Shumë shpejt vijmë ne në pushtet që të sjellim një frymë të re

Mbetja e fundit e 97-ës , “Doktor Mortja 2”: Diktatori Rama po bie! Shumë shpejt vijmë ne në pushtet që të sjellim një frymë të re

Tritan Shehu ka bërë një shënim ku thotë se kryeministri Edi Rama tashmë është në fazën e rënies së tij nga pushteti.

Deputeti i zgjedhur i PD shprehet se shefi i qeverisë po instalon metoda komuniste në vend.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Rama po nderton “Shtetin Policor” te informatoreve!

Deklarate e rrezikeshme sot e Kryeministrit- ne Shqiperi po rivendosen struktura te ngjashme me ish Sigurimin.

Ai thote se do te te luftoje “korrupsionin” me rrjet informatoresh brenda institucioneve publike, perfshi dhe ato shendetesore.

Dhe cuditerisht ai e deklaron kete ne nje takim me mjeke e personelin shendetesor, sikur keta te jene e keqja e ketij vendi.

Pa asnje dyshim ketu se pari synohet te goditen e kontrollohen intelektualet, ata qe kane guximin te protestojne e te thone mendimet e tyre ashtu si i gjykojne.

Kjo eshte parathenia e ndertimit ne Shqiperi te shtetit policor, te nje autokracie te eger e diametralisht te kundert me parimet e demokracise, te se drejtes, lirive.

Korrupsioni i vertete ne institucionet publike e vecanerisht ne shendetesi nuk luftohet me te tilla metoda “patronazhistesh”, me spiune e denonciatore, qe dikur i quanim “1200 lekesh”.

Ai mund te perballohet vetem me finacime adeguate te sektoreve, reforma te thella zhvilluese, stimuluese, decentralizuese, nxitese te cilesise e personalitetit profesional, te konkurences reale midis institucioneve
shendetesore, barazije ne treg midis privatit e publikut, akreditime e kontrolle te performances se ketyre, me ngritje e respektimin si te pavarur te matesve etike, profesionale e shkencore.

Kjo eshte e vetmja menyre persosje.

Informatoret i kemi provuar dikur, ata pasqyrojne vetem ankthet dhe cperfytyrimet e diktatoreve ne renie”, shkruan Shehu. (TemA)