HomeAktualitetKronike

Mbi një mijë persona të infektuar në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë zbardh shifrat

Mbi një mijë persona të infektuar në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë zbardh shifrat

Rastet e reja të personave të infektuar me COVID-19 në vend janë rritur sërish. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3974 testime, ku kanë rezultuar 1052 raste të reja dhe 14 persona kanë ndërruar jetë.

Betejën me virusin nuk e kanë fituar 7 qytetare nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç.

Ministria njofton se aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 585 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 49,543 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.