HomeAktualitetDebat

Mblidhet sot KLP, pritet të votojë për emrin e Joni Ketës si kreun e ri të BKH-së

Mblidhet sot KLP, pritet të votojë për emrin e Joni Ketës si kreun e ri të BKH-së

Mblidhet sot KLP, pritet të votojë për emrin e Joni Ketës si kreun e ri të BKH-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot, në orën 11:00, për të zhvilluar votimin final për emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni i ngritur nga SPAK propozoi më 26 nëntor Joni Ketën për këtë pozicion për një mandat 5-vjeçar.

Komisioni i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra arriti në përfundimin se Keta i plotësonte të gjitha kriteret për drejtimin e institucionit, duke u vlerësuar si më i përshtatshmi ndër gjashtë kandidatët që kishin kaluar të gjitha fazat e përzgjedhjes.

Joni Keta, 37 vjeç, ka mbajtur më parë detyra drejtuese brenda BKH-së dhe aktualisht ushtron funksionin e kreut të komanduar të këtij institucioni.