HomeAktualitetDebat

Mblodhi që në mëngjes në selinë e PS shtabet elektorale dhe drejtuesit politik, zbardhen ultimatumet e prera të kryeministrit Rama

Mblodhi që në mëngjes në selinë e PS shtabet elektorale dhe drejtuesit politik, zbardhen ultimatumet e prera të kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me shtabet elektorale dhe drejtuesit politik në qarqe. Takimi u zhvillua që në orët e para të mëngjesit.

Takimi vjen vetëm pak ditë para se kodi zgjedhor të shkojë në Kuvend për miratim

Mësohet se Rama ka dhënë porosi sa i përket punës që duhet të vazhdojë për fushatën elektorale për të mbështetur PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu Rama ka kërkuar një punë më të vazhdueshme dhe intensive.

Ndërkohë një ditë më parë Opozita e Bashkuar ka dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen 100% të listave. Në këtë draft opozita kërkon që të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual, ndërsa përsërit kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet.