HomeSport

Mbrëmje dramatike! Messit hedh “KO” Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh “KO” Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Argjentina është kualifikuar në fazën tjetër të Botërorit, pas fitores 2-0 me Poloninë.Në fundin e pjesës së parë do ndodhte më e pabesueshmja. Lionel Messi do gabonte nga pika e bardhë, duke shpërdoruar kështu një mundësi që të vjen një herë në jetë.

Gabimin e “Pleshtit” do e rregullonte MC Allister, sapo filloi pjesa e dytë. Një aksion model i ekipit të Scalonit përfundoi në gol, duke dërguar në festë tifozerinë.

Goli i sigurisë do vinte nga Alvarez, në minutën e 68-të. Një rrjetë kjo, e cila i dha qetësinë e duhur ekipit për pjesën e mbetur të takimit.

Kështu, argjentinasit përfundimisht kualifikohen si vend i parë me 6 pikë dhe në fazën tjetër do përballen me Australinë. Në krahun tjetër, polakët shkojnë tutje me 4 pikë dhe gjejnë Francën në fazën tjetër (Polonia ka golavarazh më të mirë se Meksika).