HomeSport

Mbyllet faza e grupeve: Përballje “titanësh” dhe finale e parakohshme! Mësohen çiftet e 1/8 në Europianin e Gjermanisë

Mbyllet faza e grupeve: Përballje “titanësh” dhe finale e parakohshme! Mësohen çiftet e 1/8 në Europianin e Gjermanisë

Europiani “Gjermani 2024” ka mbyllur fazën e grupeve, duke mësuar kështu edhe 16 skuadrat që kalojnë në 1/8 dhe për rrjedhojë edhe çiftet që do përballen në këtë fazë.

Skuadrat e kualifikuara për në 1/8:

Në fazën e 1/8 janë kualifikuar: Gjermania, Zvicra, Spanja, Italia, Anglia, Danimarka, Sllovenia, Austria, Franca, Holanda, Portugalia, Rumania, Belgjika, Sllovakia, Turqia dhe Gjeorgjia.

Ndërkohë që përballjet e fazës së 1/8 mund të quhen të vështira për disa ekipe, ku bie në sy dueli Zvicër – Itali apo Francë – Belgjikë.

Tetë çiftet e 1/8 të Euro 2024:

Spanjë – Gjeorgji

Gjermani – Danimarkë

Portugali – Slloveni

Francë – Belgjikë

Rumani – Holandë

Austri – Turqi

Angli – Sllovaki

Zvicër – Itali.

E enjtja dhe e premtja do jenë pushim në Euro 2024, me duelet që rikthehen të shtunë. Në 18:00 luhet Zvicër – Itali dhe në 21:00 Gjermani – Danimarkë.