HomeAktualitet

Mbyllet protesta e PD-së, Berisha niset për në Romë nën ‘shoqërinë’ e militantëve

Mbyllet protesta e PD-së, Berisha niset për në Romë nën ‘shoqërinë’ e militantëve

Mbyllet protesta e PD dhe opozitës te kryeministria pasi përfundoi fjalën e tij kryetari Sali Berisha. Protesta e nisur rreth orës 17:30 u mbyll pas rreth 1 orë e 15 minuta.

Pjesëmarrja ishte e vakët, teksa vëmendja ishte te fjala e Berishës që vijoi me akuzat ndaj Ramës dhe premtimin se PD është fitore.

Floriana Garo lajmëroi pjesëmarrësit në protestë se Berisha tani niset për në Romë për takim me shqiptarët e Diasporës atje.