HomeAktualitetKronike

Mbylli Dosjen e “bllokut të kuq”, vettingu përfundon seancën dëgjimore me ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj,

Mbylli Dosjen e “bllokut të kuq”, vettingu përfundon seancën dëgjimore me ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj,

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, e cila sot mban detyrën e anëtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Vettingut.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore mësohet se vendimi për të do të jepet më 3 korrik.

Sipas KPK, Beçaj nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe as deklaratën e pastërtisë së figurës dhe as të vlerësimit profesional, duke mos përmbushur kështu detyrimin ligjor për të dalë para Vettingut.

Kurse Avokati mbrojtës i Gjyqtares Jualian Mërtiri e ka cilësuar relacionin e KPK jo të saktë, ku shtoi se nuk ka arritur të kuptojë nëse gjyqtarja Beçaj ishte subjekt rivlerësimi si ish gjyqtare apo gjyqtare.