HomeSport

Mbylli misionin “spitalor”! Stadiumi ku do të luajë Shqipëria në transfertë: Polonia ka nisur shitjet e biletave

Mbylli misionin “spitalor”! Stadiumi ku do të luajë Shqipëria në transfertë: Polonia ka nisur shitjet e biletave

Ndeshja e parë e Shqipërisë në muajin shtator do të jetë transferta e vështirë ndaj Polonisë.

Kuqezinjtë duhet të përballen me yjet e polakëve që kulmojnë me Robert Lewandowskin.

Ku do të zhvillohet kjo ndeshje? Pas shumë kohësh, Polonia do të rikthehet në Varshavë për të luajtur në “Naradowy”.

Ky i fundit ka pasur misionin spitalor për shkakun e pandemisë, por për momentin nuk ka kërkesa të tilla dhe pritet që të zhvillohet ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë.

Gjithashtu në mediat polake kanë informuar se në ditën e sotme ka nisur edhe shitja e biletave.

Sa i përket momentit sesi Shqipëria e gjen kundërshtarin, duhet të theksojmë se trajneri i tyre Sousa është në rrezik shkarkimi nisur nga rezultatet e dobëta që janë arritur kryesisht në Europian, por diferenca nuk është bërë as në kualifikueset e Botërorit.