HomeAktualitetDebat

Mbyllja e pikave të basteve, paralajmërimi i Ramës: Do përfundoni aty ku janë bosët tuaj!

Mbyllja e pikave të basteve, paralajmërimi i Ramës: Do përfundoni aty ku janë bosët tuaj!

Data 1 janar 2019 shënon fundin e veprimtarisë së llotove sportive në vendin tonë, pasi hyn në fuqi ligji që i ndalon.

Nga konferenca e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama u shpreh se kushdo që do tentojë ta ushtrojë këtë akvititet në mënyrë të paligjshme, do përballet me pasojat ligjore dhe do përfundojnë aty ndodhen bosët e tyre.

Rama theksoi se: Policia është në këmbë për të finalizuar mbylljen e çdo pike basti.

Milionat e parave që shkonin për kumarin, tashmë do futen në familjet shqiptare.

Nëse i kanë hyrë kësaj fantazie, do përfundojnë aty ku kanë hyrë bosat e tyre. Kaq po ju them.

Gjithë policia e shtetit është në këmbë nga nesër për të mos lejuar që asnjë njësi e lojërave të fatit të funksionojë.

Qytetarët të njoftojnë kudo ku do ushtrohet.”, tha Rama.