HomeDebat

McGonigal s’i zgjidh dhe ska asnjë lidhje me problemet e Berishës! Evi Kokalari: “Ikja jote është pa kthim!”

McGonigal s’i zgjidh dhe ska asnjë lidhje me problemet e Berishës! Evi Kokalari: “Ikja jote është pa kthim!”

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, pas publikimit të investigimi lidhur me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal nga Departamenti i Drejtësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se PD po përdor raportin për të mbrojtur Berishën, por sipas saj, kjo nuk ndryshon asgjë për të ardhmen politike të ish-liderit demokrat.
“E dija që këta të PD-së do bënin sparkatën mbi këtë investigim, a thua se do t’i zgjidhë problemet Sali Berisha. Ikja jote është pa kthim, Z. Berisha!”, shprehet ajo.

Kokalari shton se edhe lidhjet me konsulencat pranë ish-presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë më vlerë për Berishën, ndërsa e cilëson atë si të zhytur në “deluzion politik”.
“Pak rëndësi ka çfarë ndodh me Ramën, rruga juaj është e mbyllur”, shkruan ajo.

“E dija që këta të PD-së do bënin sparkatën mbi këtë investigimin që doli dje për McGonigal, a thua se do ti zgjidhë problemet Sali Berisha.

Nuk e di pse Berisha refuzon të kuptojë që pak rëndësi kanë këto për atë, sepse as një konsulencë pranë Trumpit, nuk i bën më punë.

Në këtë pikë mendohem, kush është më në deluzion të thellë, Berisha apo ai i partisë së psiqikëve!!

IKJA JOTE ESHTE PA KTHIM, Z. BERISHA. PA KTHIM!!!! – Pak rëndësi ka çfarë ndodh me Ramën.” – përfundon Kokalari.