HomeSport

Me 18 medalje ari, shqiptarja Majlinda Kelmendi futet në librin “Guiness’

Me 18 medalje ari, shqiptarja Majlinda Kelmendi futet në librin “Guiness’

Xhudistja shqiptare nga Peja, Majlinda Kelmendi është futur në librin e rekordeve “Guiness” për numrin e medaljeve të arta të fituara në turnetë ndërkombëtarë, në sportin e xhudos.

Vlen të theksohet se Kelmendi ka fituar 18 medalje ari në turnetë e organizuara nga IFJ prej vitit 2010 deri 2019.

Ajo i dha fund karrierës së suksesshme vitin e kaluar, teksa tashmë ka nisur rrugëtimin si trajnere.

Federata Botërore e Xhudos në Librin e botuar së fundmi “Judo Legends” (Legjendat e xhudos) flet për një rekord të “Guiness” të arritur nga Majlinda në periudhën afro 10 vjeçare.

Legjenda e sportit të xhudos, konsiderohet si sportistja më e madhe që ka pasur Shqipëria.