HomeMetro

“Më dërgoi Zoti”! Futet në Gjykatë dhe i’u dorëzua rojës: Këngëtarit i njohur grek bënë “peshqesh” 1.5 milion euro policisë

“Më dërgoi Zoti”! Futet në Gjykatë dhe i’u dorëzua rojës: Këngëtarit i njohur grek bënë “peshqesh” 1.5 milion euro policisë

NKëngëtar i njohur grek Vassilis Gorgolitsa, futi makinën në parkingun e Gjykatës së Apelit dhe e kishte të mbushur plot me 1 milionë e 200 mijë euro ndërsa 300 mijë euro të tjera iu gjetën në shtëpinë e tij.

Por, më 13 gusht kur ndërmori hapin Gorgolitsa ishte duke bërtitur se kishte në posedim eksploziv dhe drogë.

33-vjeçari ishte kthyer në sensacion së fundmi në rrjet pasi në llogarinë e tij në TikTok postonte periodikisht pjesë nga repertori i tij dhe ishte shumë i ndjekur nga të rinjtë.

E rëndësishme për policinë është origjina e parave, pasi “thesari” që mbante në një çantë udhëtimi dhe e kishte fshehur në shtëpinë e tij në Ilioupoli, zbulon se 34-vjeçari mund të ketë qenë anëtar i një rrjeti droge që tregtonte kokainë, kanabis dhe pilula halucinogjene në baret e e Athinës dhe Mykonos.

Njoftimi i policisë:

Sipas njoftimit zyrtar të EL.AS., “ i akuzuari duke drejtuar një makinë ka hyrë në parkingun e mbyllur të Gjykatës së Apelit të Athinës dhe është paraqitur vullnetarisht pranë rojes së policisë për t’u dorëzuar.

Pas kontrollit të kryer në makinë dhe kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar në total:

1,513,555 euro dhe 336 dollarë amerikanë,

275 gram kokainë, 495,5 gram të përpunuara dhe 0,7 g. kanabis i papërpunuar, 37.9 gram kristal metamfetamine, 131 tableta ekstazi, 3 tableta medicinale, makinë, armë trullosëse, 267 fishekë, 4 pako najloni të improvizuara, 4 celulare.