HomeAktualitet

“Më diskriminuan se isha i verbër”, kandidatët për Gjykatën Kushtetuesen padisin KED

“Më diskriminuan se isha i verbër”, kandidatët për Gjykatën Kushtetuesen padisin KED

Dy kandidatë të skualifikuar nga gara për t’u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e kanë paditur këtë të fundit në Gjykatën Administrative.

Bëhet fjalë për kandidatët Sinan Tafaj dhe Eugen Papandile, i pari i shkarkuar për pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe i dyti për kriterin e vjetërsisë në punë.

Mësohet se Tafaj thotë se i ka përmbushur të gjitha kriteret, madje shton se KED e ka disktiminuar pasi është i verbër. Ndërsa, Papandile thotë se janë bërë gabim llogaritë. Seanca e radhës pritet të mbahet më 3 nëntor.