HomeMetro

“Më fejuan 8 vjeç, më martuan 15 dhe më pas u përdhunova…” Rëfimi tronditës i 28-vjeçares

“Më fejuan 8 vjeç, më martuan 15 dhe më pas u përdhunova…” Rëfimi tronditës i 28-vjeçares

 

“Dita ime e vërtetë e dasmës ishte 5 Janari 2005 .Unë e kisha bërë ‘nikah’ (martesën) më parë, por ajo ishte bërë vetëm për qëllime imigrimi. Dita ime e dasmës ishte me të vërtetë e frikshme. Ishte kaq e keqe. Natën e parë të martesës burrin nuk e preka me dorë.

Ai më rrahu para gjithë familjes sime, motrave të tij, burrave dhe fëmijëve të tyre.

Ai më tërhoqi nga flokët zvarrë rreth 20 metra, dhe ende sot e kësaj ditë i kam flokët e rëna. Më mori me forcë për të shkuar tek të afërmit e tij. Pastaj kur u ktheva në shtëpi atë natë, u përdhunova nga burri im, ka rrëfyer Naila.

Ajo arriti të marrë hua një telefon dhe u telefonoi autoriteteve për mbrojtjen e fëmijëve në New York ku tregoi gjithë ngjarjen.