HomeAktualitetDebat

Me fjalimin e tij “tronditi” Bashën bashkë me PD, Elezi: O të mbaruar… do ju nxjerrin për leckash demokratët nga zyra!

Me fjalimin e tij “tronditi” Bashën bashkë me PD, Elezi: O të mbaruar… do ju nxjerrin për leckash demokratët nga zyra!

Demokrati që tronditi kupolën e Partisë Demokratike gjatë Kuvendit Kombëtar, ka adresuar një mesazh të fortë ndaj deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj.

Referuar denoncimit të PD-së mbi vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Elezi ironizon duke e quajtur të mbaruar “selinë blu” për reagimet e saj.

“Bravo Enkeled jua nxore bojen me ket deklaraten e fundit per shtyp, e zeza ne te bardhe qe vellai i Ministrit Brendshem eshte i denuar per droge.

O te mbaruar, po ne raste te tilla i behet thirrje popullit ne shesh te rrethoje Kryeministrine dhe Ministrine e Brendeshme deri ne doreheqje.

O bejeni ose me 17 maj me rastin e 1 vjetorit “marteses” do ju nxjerrin demokratet per leckash nga ato zyrat qe ndotni”, shkruan Elezi.