HomeBota

Më i ashpër se i marsit, izolimi i ri në këtë shtet zgjatet deri në nëntor, vendimi i qeverisë pas 8 orësh diskutime të forta hyn në fuqi nesër

Më i ashpër se i marsit, izolimi i ri në këtë shtet zgjatet deri në nëntor, vendimi i qeverisë pas 8 orësh diskutime të forta hyn në fuqi nesër

Qeveria e Izraelit ka vendosur që të mbajë në fuqi masën e izolimit total. Vendimi hyn në fuqi të premten dhe me shumë mundësi do të zgjasë deri në fund të festave hebraike, me 9 nëntor.

Mediat në Izrael shkruajnë se vendimi është marrë pas një diskutimi prej 8 orësh nga kabineti i kryeministrit, Benyamin Netanyahu.

Izolimi i ri do të jetë më i ashpër se ai i marsit dhe përfshin edhe mbylljen e sinagogave, tregjeve jo të domosdoshme, reduktimin e linjave të transportit publik si dhe kufizon familjet që të takohen vetëm në ambiente të brendshme.

Ndërkohë, masat e qeverisë izraelite janë kundërshtuar shpesh nga qytetarët, të cilët kanë protestuar kundër tyre. Por kryeministri Netanyahu i konsideron të domosdoshme për të frenuar përhapjen e Covid-19.