HomeAktualitet

“Më ke vjedhur emisionin, i’a ke hapur këmbët shefit”! Sherr banal mes gazetares së TCH dhe modeles së njohur

“Më ke vjedhur emisionin, i’a ke hapur këmbët shefit”! Sherr banal mes gazetares së TCH dhe modeles së njohur

Promoja e një emisioni e lançuar nga gazetarja Sidorela Gjoni, është bërë objekt përplasje mes saj dhe modeles Silvana Bushati. Kjo e fundit e njohur dhe si presidente e Akademisë Konservatore të Kujtim Gjuzit.

“Jashtë loje” është emisioni që Gjoni lajmëron se do të hapë së shpejti, ndërsa modelja Silvana Bushati e akuzon se ideja dhe projekti janë të sajat, dhe i ka bërë para 1 viti.

“Sidorela Gjoni kjo eshte ideja dhe projketi im qe po ben ti dhe nuk eshte dicka e re, por e marr nga une, e berë para nje viti, kjo eshte nje gje shumë e turpshme per topnews_al. Ideja ime me shportë jashtë, sfida e te gjitha.

Ne vendin tonë duhet te jesh loder e te gjithve qe te arrish aty ku do dhe te hapesh kembet nga shefi, e kjo vlen shumë”, shkruan shkruan Silvana Bushati për Sidorela Gjonin dhe ndan spotin e emisionit të saj.

Për newsbomb.al, modelja Silvana Bushati është shprehur se projektin e saj ia ka dërguar gazetares Sidorela Gjoni, por ajo i ka thënë “se nuk bën”.

Por realizimi i të njëjtit projekt kohë më pas nga Gjoni, e ka indinjuar dhe më tepër modelen.