HomeBota

Me mision trajnues, rrëzohet helikopteri ushtarak. Humb jetën piloti

Me mision trajnues, rrëzohet helikopteri ushtarak. Humb jetën piloti

Një helikopter ushtarak francez është rrëzuar ditën e sotme në Bregun e Fildishtë, pasi po zhvillonte një mision trajnues.

Siç raporton ‘’Washington Post’’ viktimë ka mbetur piloti, ndërsa njëri prej anëtarëve të ekuipazhit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të dy u dërguan në bazën ushtarake franceze, por piloti nuk arriti të mbijetonte, ndërsa anëtari i bordit është dërguar në Francë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk dihen ende.