HomeAktualitetDebat

“Më raftë pika sa i vockël je, pi pak qumësht”! Kokalari nuk lë gjë pa i thënë Salianjit: Po të mos kishe ndenjur pas fustanit të Gridës…

“Më raftë pika sa i vockël je, pi pak qumësht”! Kokalari  nuk lë gjë pa i thënë Salianjit: Po të mos kishe ndenjur pas fustanit të Gridës…

Pas ironizimit të deputetit, Ervin Salianji duke thënë se nuk e njihte aktivisten e Partisë Demokratike, Evi Kokalarin, ka nisur një përplasje mes tyre.

Evi Kokalari ka reaguar përmes një postimi ironizuaes në rrjetet sociale, ku nuk e ka kursyer Salianjin, teksa i ka thënë se nëse do rrinte me burra si Berisha dhe jo me Grida Dumën, do kishte arritur ta njihte.

“O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjtur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evo Kokalari. Pi pak qumësht tashti”, shkruan ajo.