HomeKronike

Me shpejtësi skëterrë u përplas pas murit dhe ‘fluturoi’ në ajër teksa po parakalonte 2 makina, dalin pamjet e aksidentit tragjik që i mori jetën 38-vjeçarit në Lezhë (Video)

Me shpejtësi skëterrë u përplas pas murit dhe ‘fluturoi’ në ajër teksa po parakalonte 2 makina, dalin pamjet e aksidentit tragjik që i mori jetën 38-vjeçarit në Lezhë (Video)

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e djeshme në aksin e vjetër Lezhë-Milot. Një makinë humbi kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një shtëpie në fshatin Manati, ku si pasojë humbi jetën një 38-vjeçar.

Nga aksidenti ka humbur jetën Paulin Gjomarkaj 38-vjeç, ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër.

Është publikuar edhe video e aksidentit tragjik. Siç shihet edhe nga kamerat e sigurisë 38-vjeçari ishte me një shpejtësi të madhe dhe ka tentuar të parakalojë dy makina, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin anësor.

Përplasja ishte aq e fortë sa ka bërë që mjeti të rrotullohet dy herë dhe të përfundojë disa metra larg. Nga përplasja e fortë shoferi ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.