HomeAktualitetDosja X

Me siguri presidenti i “virgjër” e ka harruar kur thotë… “Koha për t’i dhënë fund blerjes së votave”! Një video disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2017 kur i sapo emëruari president paguante me sekser (Video)

Me siguri presidenti i “virgjër” e ka harruar kur thotë… “Koha për t’i dhënë fund blerjes së votave”! Një video disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2017 kur i sapo emëruari president paguante me sekser (Video)

Presidenti Ilir Meta, në vijim të aktivitetit të tij publik, edhe sot u shndërrua sërish në një predikues morali.

Teksa i bënte thirrje partive në vend që të mos blinin më vota, ai indirekt vendoste në pikëpyetje ligjshmërinë e parlamentit të sotëm dalë nga zgjedhjet e vitit 2017.

Padyshim është një deklaratë politikisht korrekte që i takon të përcillet nga kreu i një shteti i cili me të drejtë duhet të sigurohet që vullneti i qytetarëve për të zgjedhur, të jetë i lirë dhe i pamanipulueshëm.

Ndërkohë, ajo që nuk shkon në të gjithë këtë histori është titullari që e përcjell këtë mesazh, gishti akuzes i të cilit sa herë bëhet fjalë për shitblerje votash drejtohet kudo tjetër përpos forcës politike që ka drejtuar prej vitesh.

Edhe pse e njohur për zarfet e parave, shpërblimet me vende pune, pushimet në Jalë për të rinjtë dhe favoret e shumta në zyrat e shtetit, LSI sot falë “predikuesit” të saj i dikton shqiptarëve standardin e moralit.

Por për të sjellë në kujtesë orët e fundit të Ilir Metës si kryetar i LSI-së, po përcjellim një material të publikuar në media në prag të zgjedhjeve të vitit 2017.

Në video, prapa kurrizit të Metës shfaqet ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës për dy mandate, njëkohësisht kryesuesi i liastës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës, Viktor Tushaj.

Ky i fundit i jep Gjovalin Gjinit, një militanti të LSI-së një zarf me para ku më von përpiqet ta justifikojë që donte ta linte te filxhani i kafesë por kishte harruar.

Ai e ka ndjekur teksa po zbrisnin nga shkallët dhe në “fshehtësi”, të paktën kështu kujtonte, i ka futur zarfin në xhep në prezencë të Metës.

Ndërkohë, ky është vetëm një fragment i orëve të fundit si kryetar i LSI-së pa rikujtuar të tjerat të cilat mesa duket presidenti i sotëm ose i ka fshirë nga kujtesa, ose të gjitha videot ku ai shfaqet me zë dhe figurë janë të montazhe siç ai preferon t’i cilësojë. (TemA)