HomeAktualitet

“Më të mirat ndër vite”! Ja si i komenton KiE zgjedhjet e 25 prilli në vendin tonë

“Më të mirat ndër vite”! Ja si i komenton KiE zgjedhjet e 25 prilli në vendin tonë

Këtë të hënë është diskutuar mbi zgjedhjet e 25 prillit që u mbajtën në vendin tonë dhe sipas deputetit Arlind Çarçani, i ciki është përfaqësues i Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, vlerësohen si më të mirat të organizuara ndonjëherë në vendin tonë.

“Është një ditë e rëndësishme për vendin tonë ku në Asamblenë e Këshillit të Europës po raportohet mbi Zgjedhjet e 25 Prillit të mbajtura në Shqipëri.

Si përfaqësues të Shqipërisë në delegacionin e PACE sot në asamble ndihemi të nderuar që nga të gjithë folsit kemi marr vlerësim për mbajtjen e zgjedhjeve me standarte në vendin tone. Ku u vu në dukje dhe u theksua që zgjedhjet ishin më të mirat ndër vite. U vlerësua Reforma Zgjedhore, si dhe puna e të gjitha institucioneve për përgatitjen e mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, tha Çarçani.

Deputeti i opozitës parlamentare thotë se zgjedhjet u vlerësuan madje edhe nga kreu i grupit parlamentar të së djathtës në këtë Asamble, Aleksander Pociej.

“Delegacioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të Kuvendit arriti në përfundimin se Zgjedhjet Parlamentare u karakterizuan nga fushata të gjalla dhe gjithë përfshirëse falë një kornize ligjore që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore. Delegacioni vëzhgues i Asamblesë vuri në dukje se ditën e zgjedhjeve, në shumicën e qendrave të votimit të vizituara nga anëtarët e delegacionit, procesi i votimit ishte përgjithësisht i qetë dhe procedurat ndiqeshin në përgjithësi.

Delegacioni ynë vuri në dukje se zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në Qershor 2020 e cila u pasua nga një reformë zgjedhore”, citohet Pociej.

Sipas vëshguesve të KiE korniza ligjore është një bazë e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, me përjashtim të disa paqartësive që janë vërejtur.

Delegacioni vëzhgues i KiE përbëhej nga 20 anëtarë dhe mbërriti në Shqipëri më 21 prill dhe mbylli misionin më 26 prill. Delegacioni i Asamblesë u nda në 11 ekipe dhe vëzhgoi proçesin e votimit në një numër vend votimesh në Tiranë, kryeqytetin dhe rrethinat e saj, si dhe në Elbasan, Durrës, Kavajë, Dibër, Fier dhe në fshat.