HomeLifestyle

Meda rrëfen emocionet që ka kaluar pasi takoi sozinë e tij : “U çu nga tavolina ‘hey bro më në fund e gjeta binjakun tim’ më tha ai”, (Video)

Meda rrëfen emocionet që ka kaluar pasi takoi sozinë e tij : “U çu nga tavolina ‘hey bro më në fund e gjeta binjakun tim’ më tha ai”, (Video)

Meda njihet nga të gjithë si një nga këngëtarët më të mirë në tregun shqiptar. Ai pëlqehet shumë për muzikën e lehtë dhe të ndjerë që këndon.

Meda është një ndër këngëtarët më të suksesshëm në tregun e muzikës shqiptare. Ndërsa pak muaj më parë në media bëri xhiro fotoja e tij me një person që i ngjante shumë, i quajtur ndryshe si sozi.

I ftuar së fundmi në emisionin “Mirage” në Kosovë, këngëtari ka folur ndër të tjera për takimin me djalin nga Libani.

“Jam taku me atë djalin jeton në Amerikë ai. Atje u takuam. Në kohën kur isha në Amerikë portalet futën një foto. Është shumë e vërtetë në foto që duket i ngjashëm me Medën. Ndërsa live ka dallime. Po afrohet shumë. Reagimi i tij ishte interesant për mua. U çu nga tavolina dhe më tha ‘hey bro më në fund e gjeta binjakun tim”, u shpreh këngëtari.

Në rast se ju është shtuar kurioziteti, mund ta ndiqni videon më poshtë ku tregon gjithçka shumë më qartë se sa kemi shkruar ne.