HomeAktualitetDebat

Mediu sulmon SPAK në Uashington: Drejtësia ka humbur thelbin

Mediu sulmon SPAK në Uashington: Drejtësia ka humbur thelbin

Në Uashington të SHBA u zhvillua Forumi i Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë, ku morën pjesë edhe Fatmir Mediu, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi.

Duke iu referuar disa prej raporteve më të fundit ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në dhe DASH-in, Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij renditi problematikat që sipas tij rrezikojnë Shqipërinë sot, shkruan A2.

Ai theksoi se Reforma në Drejtësi ka dështuar dhe se qeveria kontrollon çdo pushtet.

Mediu ngriti gjithashtu alarmin se Shqipëria po kthehet në një qendër rajonale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, me infiltrimin e krimit në kontrata publike, ndërtim dhe turizëm.

Ai paralajmëroi se ekonomia narkotike, sipas tij, rrezikon stabilitetin rajonal, sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së. (A2 Televizion)