HomeAktualitetKronike

Mega-operacioni sot në Vlorë: Goditen 4 grupe, prangosen 21 shqiptarë dhe 6 italianë

Mega-operacioni sot në Vlorë: Goditen 4 grupe, prangosen 21 shqiptarë dhe 6 italianë

Policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza ka zhvilluar një operacion anti drogë.

Në kuadër të këtij operacioni janë goditur 4 grupe të trafikut të drogës dhe janë arrestuar 6 italianë e 21 shqiptarë.

Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi, ndërsa në Shqipëri operacioni po vijon në qytetin e Vlorës dhe rrethinat e tij.

Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera.Operacioni vazhdon