HomeAktualitet

Meloni do vizitojë Shqipërinë, mediat italiane zbardhin detajet

Meloni do vizitojë Shqipërinë, mediat italiane zbardhin detajet

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë me 5 qershor.

Sipas mediave italiane, mendohet se fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampingun që do të ngrihet në Gjadër për të pritur emigrantët, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga dy shtetet.

Verën e kaluar kryeministrja italiane ishte për një vizitë jozyrtare në Vlorë së bashku me familjarët e saj pak muaj para se te finalizohej marrëveshja për emigrantët në Romë gjatë vizitës së Ramës.

Kjo është vizita e parë zyrtare e kryministres italiane e cila do pitet nga homologu i saj Edi Rama dhe nga Presidenti Bajram Begaj.