HomeBotaSport

Menaxheri i Eriksen i qetëson të gjithë: Ishte i ndërgjegjshëm dhe foli me të atin

Menaxheri i Eriksen i qetëson të gjithë: Ishte i ndërgjegjshëm dhe foli me të atin

Situata e Kristian Eriksen është bërë tema kryesore në mediat botërore dhe të gjithë kërkojnë të dinë diçka më shumë rreth situatës së futbollistit të përfaqësues së Danimarkës i cili pësoi kolaps në fushën e lojës.

Ka qenë vetë menaxheri i tij, Martin Shots, i cili ka qetësuar të gjithë rreth 1 orë pas ngjarjes, pasi ka shpjeguar se situata e tij ishte me të vërtetë pranë normalizimit.

“Është i ndërgjegjshëm, duke folur dhe komunikuar me babain e tij”, tha ai për një radio holandeze, duke qetësuar tifozët e shumtë të cilët po pritnin me padurim lajme për futbollistin.