HomeAktualitet

Meritokraci apo Rama ka vende boll për “qoka” ?! Ambasadore në Greqi vajzën e Luan Hajdaragës pas vdekjes së babait, sot zv. ministre e jashtëm vajza e Bashkim Finos, të dyja “nul” në diplomaci

Meritokraci apo Rama ka vende boll për “qoka” ?!  Ambasadore  në Greqi vajzën e Luan Hajdaragës pas vdekjes së babait, sot  zv. ministre e jashtëm  vajza e Bashkim Finos, të dyja “nul” në diplomaci

Megi Fino, vajza e ish-deputetit të ndjerë socialist Bashkim Fino, është emëruar zv.ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Megi Fino u bashkua me Partinë Socialiste në 12 qershor, ditën që u mbaj dhe Kongresi i Partisë.

Po sot janë liruar nga detyra dy zëvendës ministria të cilët në shtator presin që të marrin mandatin e deputetit.

Petro Koçi ka ikur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Etjen Xhafaj nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.