HomeAktualitetKronike

Merr fund aksioni! Prej 5 orësh po ndiqej nga policia: Autori i ekzekutimit të oficerit të policisë në Lezhë bën aktin e rëndë

Merr fund aksioni! Prej 5 orësh po ndiqej nga policia: Autori i ekzekutimit të oficerit të policisë në Lezhë bën aktin e rëndë

Aldi Rama, 21-vjeçari i dyshuar se vrau policin Saimir Hoxha në Lezhë ka vrarë veten.

Ai qëlloi ndaj vetes teksa ishte i rrethuar nga Forcat Speciale RENEA.

Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër nga një i ri teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.

Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama me dy të tjerë. Ndërkohë që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama nxori armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.