HomeAktualitet

Merret peng një person në Devoll, shoqërohet vëllai i deputetit demokrat, “trimit” Nallbati dhe dy persona të tjerë

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte.

Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.

Gazetarja Dhorjela Çule raporton se këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.

Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa aksioni policor po finalizohet ditën e sotme.

Njëri nga të shoqëruarit është Alti Nallbati vëllai i deputetit Bledion Nallbati i cili para disa kohësh sëbashku me vëllain trim deputet dhunuan një shofer kamioni për parakalim të gabuar si pas tyre, kurse vetë Nallbati është thirrur në SPAK para 3 ditësh.