HomeAktualitetKryesore

Merrte 500 euro për një provim, pedagogu i a.rrestuar në Korçë është koordinator i LSI-së

Merrte 500 euro për një provim, pedagogu i a.rrestuar në Korçë është koordinator i LSI-së

Pedagogu i Universitetit të Korçës, Alket Dino, është arrestuar pas një hetimi të nisur nga SPAK. Ai u prangos, pasi kërkonte 500 euro për një provim.

Bashkë me të u arrestua edhe sekseri Xhevi Dervishi. Dino, përveçse pedagog, është i përfshirë edhe në politikë. Ai është koordinator i LSI-së në Korçë.

Gjë që vërtetohet edhe nga fotot e mëposhtme, ku Dino shfaqet në takime me Ilir Metën e Monika Kryemadhin, përveç takimeve të tjera të strukturave të LSI-së.