HomeAktualitetKryesore

Mësohet sëmundja bashkëshoqëruese e Bashkim Finos, e cila ia rëndoi edhe më tepër Covidi

Mësohet sëmundja bashkëshoqëruese e Bashkim Finos, e cila ia rëndoi edhe më tepër Covidi

Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne. Lajmi për infektimin e tij me COVID u dha në datën 13 mars. Por koronavirusi nuk i ishte e vetmja sëmundje nga e cila Fino vuante.

Ish-kryeministri kishte kohë që vuante nga leucemia, ndërsa kishte bërë transplant palcën dhe prej kohësh trajtohej në Milano.

Qeveria ka akorduar tre herë fonde për kurimin e tij në Itali. Në dhjetor të vitit të kaluar, Fino humbi edhe nënën nga koronavirusi.