HomeBlog

Meta dekreton anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, reagon Romeo Kara dhe ‘thumbon’ presidentin: Nuk ka kapistër më të mirë për të kontrolluar një popull!

Meta dekreton anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, reagon Romeo Kara dhe ‘thumbon’ presidentin: Nuk ka kapistër më të mirë për të kontrolluar një popull!

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti.

Lidhur me këtë ka reaguar juristi i njohur Romeo Kara. Juristi shprehet se pavarësia e këtyre gjykatave do të vijë vetëm kur anëtarët e tyre do të votohen direkt nga populli.

“Nuk ka kapister me te mire per te kontrolluar nje popull, nje qeveri dhe nje shtet, se sa zoterimi i dy gjykatave: Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese.

Pavaresia e ketyre Gjykatave do të vije vetem kur anetaret e tyre do të votohen direkt nga populli”, shkruan juristi në Facebook.