HomeAktualitetDebat

Meta dekreton doktorin e stomakut, gjeneral-mjekun si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Meta dekreton doktorin e stomakut, gjeneral-mjekun si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot gjeneral major Rushit Begajn si Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Begaj, që gradën e gjeneral majorit e kishte marrë në 3 korrik, mbante deri më tani detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë, Begaj është i pari mjek që arrin majën e hierarkisë ushtarake.

Ai ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1989, dhe më pas është specializuar në vend dhe jashtë në mjekësinë ushtarake, ku ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Spitalit Ushtarak në kryeqytet.